Skip to content
Të Gjitha

Vizitë në SHBA, Meta takon kongresmenin amerikan Steve Watkins, ja çfarë diskutuan

· 2 min lexim

Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, presidenti Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim me Kongresmenin e Komisonit të Marrëdhënieve me Jashtë, Steve Watkins.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Meta, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se është i lumtur që Watkins mbështet pastneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, -shkruan Meta.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2790880754291513/

Më herët kreu i vendit takoi Kryetarin e Komisionit për politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, të cilin e cilësoi një mik të vyer për shqiptarët.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2790609210985334/

Ndërsa ditën e djeshme, Meta u prit në Senatin Amerikan nga Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën, Ron Johnson, si dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Michael Pompeo.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2789063494473239/

Këto takime kanë në qendër forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve, si edhe mbështetjen e SHBA në vendosjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.