Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Vorës, Genti Picarin.
Picari u emërua nga ish-kryebashkiaku, Agim Kajmaku, në kohën kur ky i fundit ishte zyrtarisht i shkarkuar.
Ditën që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin, Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e bashkisë, duke i zëvendësuar me Picarin.
Agim Kajmaku u shkarkua nga detyra, pasi u provuan akuzat e PD, për fshehjen e një dënimi për falsifikim monedhash në Greqi.
Gjithashtu Kajmaku ka mbajtur në Greqi identitetin Jorgo Toto.
Më 12 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, për ish-kryebashkiakun e Vorës.
Prej tre muajsh Agim Kajmaku është në kërkim, ndërsa është futur edhe në listën e Interpol.