Skip to content
Të Gjitha

Vrau gruan se ishte xheloz, Lulzim Cuku braktiset nga familjarët në sallën e gjyqit

· 1 min lexim

Lulzim Cuku, baba i tre fëmijëve, vrau gruan pak ditë më parë në Xhafzotaj të Durrësit.

Ditë e sotme ai ka dalë përpara gjykatës, ku pritet të njihet me vendimin.

Prokuroria ka kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në sallën e gjyqit nuk është i pranishëm asnjë nga familjarët e tij, shkruan “Balkanweb”.

Në dëshminë e tij, Cuku tha se e vrau gruan për xhelozi, pasi ajo ishte e re dhe e bukur.

Autori i krimit ishte emigrant në Greqi dhe mbrëmjen e krimit kishte debatuar me gruan.

Pas vrasjes Cuku u nis për në Dibër, mirëpo pasi ka kaluar Shkopetin ai është vetëdorëzuar në policinë e Burrelit.

Cuku ka shfaqur pendesë për krimin para forcave blu, ndërsa u tha se kishte tentuar edhe vetëvrasjen.