Një shqiptar është dënuar nga Gjykata e Francës.
Genci Hamzaj, 43 vjeç, u dënua me tre vite burg dhe dhjetë vite ndalim për të hyrë në Francë.
Ai akuzohet për të paktën 21 vjedhje.
Arrestimi i tij u bë në mënyrë të paparashikuar.
Në verë 43-vjeçari u ndalua për një shkelje të rregullave të qarkullimit, por pas kontrollit policia gjeti në makinë bizhuteri të vjedhura.
Sipas mediave fqinje, shqiptari ka një të kaluar kriminale, pasi në vitin 1999 është dënuar në Shqipëri për një vrasje.
Po ashtu, në vitin 2015 u dënua në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Ndonëse Hamzaj u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë franceze, nuk ka shprehur pendesë për veprat penale.
Prokuroria fillimisht kërkoi 5 vite burg, por avokati i shqiptarit arsyetoi se klienti i tij ishte azilkërkues.
Si i tillë, atij nuk i lejohet të punojë dhe ka gjetur këtë rrugë për mbijetesë.
Si përfundim, Gjykata e dënoi me tre vite burg.