Bilbil Aliaj është drejtori më i ri i Hipotekës së Vlorës.
Që nga viti 2013-të, Aliaj është drejtori i 10-të, që do të përpiqet të rregullojë çështjet e pronave.
Hipoteka e Vlorës është nga më problematiket në vend, për shkak të dorëheqjeve të shumta.
Gjithashtu më 11 shtator, policia bëri me dije se kishte vënë nën hetim 23 punonjës të kësaj strukture.
Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim për veprimtarinë në 4 vitet e fundit në Hipotekë.
Në 6 muajt e fundit hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:
Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)
Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)
Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)
Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)
Taulant Cenameti, ishte drejtori i fundit i komanduar, që do të zëvendësohet nga Bilbil Aliaj.