Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Prrenjas, pasi ishte prekur nga gripi sezonal.
Ai kishte shkuar në spitalin e Librazhdit dy ditë më parë për të kryer një kontroll sepse kishte patur temperaturë të lartë.
Por, Besnik Kokonozi është larguar nga spitali menjëherë pasi ka marrë një qetësues.
Dyshohet se ai ka patur komplikacione të mëvonshme.
Ai ndërroi jetë gjatë natës, rreth orës 03:00.
Nga ana tjetër, familjarët e viktimës nuk kanë pranuar që t’i bëhet autopsia për të zbardhur shkaqet e vdekjes.
Kujtojmë se më 30 janar u shënua viktima e parë nga gripi sezonal në vendin tonë.
Një grua 61-vjeçare humbi jetën në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Ajo vuante nga sëmundje kronike të zemrës, por ishte prekur nga virusi i gripit normal.(lexo këtu)