Skip to content
Rajoni

Punonjëse me pagë të ulët, por arriti të izolonte coronavirusin! Ja kush është 31-vjeçarja që bëri zbulimin e madh

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një lajm i mirë erdhi nga Italia, ku u bë me dije se vendi fqinj ka arritur të gjejë vaksinën e duhur për të izoluar coronavirusin. (Lexo këtu)

Ky zbulim u bë në spitalin Spallanzani në Romë, një spital jo shumë i njohur.

Skuadra e kërkuesve në laboratorin e virologjisë në këtë spital arriti të izolojë genomën e koronavirusit në më pak se 48 orë.

Mjeka kryesore dhe më e reja në moshë Francessa Colavita arriti të sfidonte laboratorët më të mirë në Evropë e Azi.

Ajo sapo ka mbushur 31 vjeç dhe prej vitesh ka punuar part-time me një pagë prej 1500 euro në muaj.

Ndonëse për vendin tonë mund të duket një shumë e majme, në vendin fqinj është një pagesë jo e mjaftueshme.

31-vjeçarja ka treguar për La Repubblica se ka 6 vite që punon në këtë spital.

Ajo gjithmonë ka treguar një pasion të veçantë për punën e saj.

Vetëm falë zbulimit të funsit, drejtuesi i spitalit i ofroi asaj një kontratë me kohë të plotë.

Në kohën e studimeve ajo shkoi në Romë dhe ndër të tjera gjatë kohës së kërkimeve kaloi shumë kohë në Afrikë për të studiuar virusin e Ebolas në epideminë e vitit 2013-2014.

Po ashtu, ka marrë pjesë edhe në zhvillimin e disa projekteve në Sierra Leone dhe në Liberi, si mjeke e specializuar në virologji dhe biozigurinë.

Megjithatë, 31 vjeçarja nuk ishte e vetme në punën e saj, pasi ekipi i shkencëtareve që izoloi virusin përbëhet nga gra.

Me izolimin e virusit vdekjeprurës, ato i kanë dhënë shpresë të gjithë botës.