Skip to content
Rajoni

Albin Kurti shpalos programin qeverisës, zbulon prioritetet kryesore

· 3 min lexim

Sot kuvendi i Kosovës pritet të votojë qeverinë e re.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i zgjedhur Albin Kurti, shpalosi një pjesë të programit të tij qeverisës.

Ai tha se buxheti i Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro, do ketë më pak poste shtetërore, do të nxisë rritjen e punësimit, si dhe do të udhëheqë vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

Disa nga prioritetet e qeverisë së re janë:

-Reduktimi i shpenzimeve publike

-Depolitizimi i administratës shtetërore

-Qeveria do të ketë 15 ministra, jo 21 sa ishin më herët dhe 33 zëvendësministra, jo mbi 80 sa ishin më herët

-Nxitje e punësimit dhe zhvillimit ekonomik

-Rritje e transparencës në dhënien e kontratave

-Subvencionimi i pagave për sektorin privat

-Më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore për punëtorët

-Rritja e buxhetit të Kosovës në 3 milardë euro

-Subvencione dhe grante për bujqesinë

-Krijimi i fondit për kredi, shkollim dhe stimulim për studentët më të dalluar

-Themelimi i qendrës së teknologjisë dhe politika stimuluese për këtë fushë

-Ruajtja e mjedisit, mbrotja e burimeve ujore, përmirësim të ajrit

-Rend, siguri dhe paqe

-Vetting dhe barazi para ligjit

-Luftimi i korrupsionit në administratë dhe shoqëri

-Shërbimi ushtarak i detyrueshëm

-Dënimi i krimeve të luftës, genocidin e krimet kundër njerëzimit

-Do të themelohet Instituti për krimet e Luftës që mbështet prokurorinë në dokumentimin krimeve të luftës

-Nga institucionet kompetente bazuar në ligjin vendor e ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë

-Rritja e buxhetit në 50 milion euro për shëndetësinë

-Politika sociale për shtresën e varfër, barazi në shoqeri

-Reformë në pensione

-Më shumë investime në kulturë dhe sport

-Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore

-Shfrytëzimi i resurseve natyrore

-Krijimi i zonës së përbashkët energjitike Kosovë-Shqipëri

-Rritja e vendimarrjes për diasporën

-Politikë të jashtmë serioze

-Zhvillimi i dialogut me Serbinë

Ndërkohë Kurti ka bërë publik edhe kabinetin qeveritar dhe emrat e ministrave

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim

Agim Veliu – Ministër i Brendshëm

Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu

Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi

Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari

Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.

Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi

Për komunitete e Kthim – Dalitbor Jetvic

Për Zhvillim Rajonal – Ivan Millojevic