Skip to content
Aktualitet

Gjendet i vdekur në burgun e Peqinit anëtari i bandës së Julian Sinanajt (EMRI)

· 1 min lexim

Gjendet i vdekur në një nga qelitë e burgut të Peqinit, Andon Mëhillaj, anëtar i grupit të Julian Sinanajt që kryente vrasje me pagesë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mëhillaj është gjetur i pajetë ditën e djeshme dhe dyshohet se ka vdekur që ditën e shtunë.

Burimet thonë gjithashtu se Mëhillaj vuante prej kohësh nga depresioni, madje merrte edhe disa ilaçe për këtë arsye. Ai ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për disa akte kriminale.

Mëhillaj u dorëzua në polici në vitin 2014 dhe dyshohet se prej vitesh merrte porosi nga njerëz të ndryshëm për atentate me eksploziv ose me armë.

Asokohe, i vetëdorëzuari në polici, Andon Mëhillaj dhe kushëriri i tij dyshohej se kanë qenë porositësit e të gjithë krimeve të pranuara nga Julian Sinanaj.