Numri i viktimave nga koronavirusi ka kaluar shifrat e epidemisë së SARS, e cila shpërtheu në vitin 2003.
Deri më tani 360 njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa janë regjistruar mbi 17 mijë raste të infektuar, nga këto 2800 vetëm brenda 24 orëve të fundit.
Virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme edhe jashtë Kinës, ku deri më tani raportohen më shumë se 175 raste në 25 vende të botës.
Për këtë arsye, shumë shtete kanë anuluar fluturimet drejt Kinës dhe anasjelltas.
Në Gjermani të dielën u konfirmuar rasti i dhjetë, ndërsa persona të rinj të infektuar janë regjistruar në Korenë e Jugut, Vietnam, Malajzi, Macao, Hong Kong, Indi dhe Tajlandë.
Ndërkohë SHBA-të, Australia dhe Zelanda e Re, kanë mbyllur në karantinë të gjithë ato shtetas të huaj që kanë vizituar Kinën, ose kanë kaluar tranzit.
Autoritetet kineze janë shprehur se koronavirusi ka ardhur si pasojë e konsumimit të mishit të gjarpërit dhe supës me lakuriq nate.
Ndërkohë ka dyshime të forta, se në qytetin e Wuhan-it, ku shpërtheu epidemia, ndodhej një laborator ku prodhoheshin armë biologjike.