Shqipëria ka shkëlqyer në Futsal duke u kualifikuar në Elite Round, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.
Kuqezinjtë e futbollit në sallë kanë dalë të parët në grupin D, duke qenë të vetmit e kualifikuar nga katër skuadrat që merrnin pjesë ne grup.
Ndeshjet zhvilloheshin në Varna të Bullgarisë dhe pikërisht atje kuqezinjtë shpartalluan kombëtaren vendase me rezultatin 4-1.
Në ndeshjet e tjera Shqipëria kishte fituar edhe ndaj San Marinos me të njëjtin rezultat të thellë, si dhe ka pësuar një humbje.