Skip to content
Aktualitet

Hidhet shorti i Kupës së Mbretit, Reali dhe Barcelona nuk e kanë të lehtë

· 1 min lexim

Ditën e djeshme u luajtën ndeshjet e radhës për Kupën e Mbretit, ku Barcelona fitoi lehtësisht me shifrat 5-0 ndaj Leganesit, duke kaluar kështu në fazën tjetër.

Nuk rezultoi e njëjtë edhe për Sevijën, e cila u eliminua nga amatorët e Mirandes, duke u kthyer në shtëpi së bashku me Atletiko Madridin.

Ditën e sotme është hedhur shorti për fazën çerek-finale të kupës, ku është shmangur një “El Clasico” mes Barçës dhe Realit. Megjithatë nuk ka qenë një short i lehtë për katalanasit, të cilët do të përballen me Atletik Bilbaon.

Ndërkohë edhe Real Madridi nuk parashikohet të ketë një sfidë të lehtë me Real Sociedadin.

Dy sfidat e tjera janë ato mes Granada-Valencia dhe Mirandes-Villareal. Edhe në këtë fazë do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje.

Sfidat

Real Madrid – Real Sociedad
Atletik Bilbao – Barcelona
Granada – Valencia
Mirandés – Villareal