Policia e Shtetit është zotuar që çdo ditë do të publikojë të dhëna dhe foto të individëve, që bëjnë pjesë në 50 personat më të kërkuar nga njësia e kërkimit.
Objekt i punës së kësaj njësie është edhe Gjovalin Lesi, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim prej vitesh.
Policia e shtetit ka publikuar sot foton e tij.
Në datën 21 tetor 1997, në fshatin Rrasfik, Rubik, Mirditë, shtetasi Gjovalin Lesi ka vrarë me armë zjarri shtetasit M. Gj. (e motra) dhe A. Gj. (kunati).
Gjovalin Lesi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe Armëmbajtja pa leje”.