Skip to content
Të Gjitha

“Ngriti në këmbë” policinë, lushnjari gjen paratë e humbura një ditë më pas

· 1 min lexim

Policia e Lushnjes njoftoi se ditën e djeshme, 52-vjeçari L.Dervishi, bëri denoncim për vjedhjen e kasafortës.

Ai pretenendonte se dikush i kishte thyer xhamin e dritares dhe i kishte marrë kasafortën me kursime.

Shtëpia e L.Dervishi, ndodhet në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnje.

Pas denoncimit, grupi hetimor shkoi në vendngjarje për të bërë verifikimet.

Nga veprirmet hetimore rezultoi se dyert dhe dritaret e shtëpisë nuk ishin të dëmtuar.

Ndërkohë 52-vjeçari u paraqit sërish në komisariat ditën e sotme dhe deklaroi se pas kontrollit të banesës i kishte gjetur paratë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Lushnjes për veprime të mëtejshme.