Me Luis Suarez të dëmtuar, Dembelen ende me “pushime” dhe Karles Perez që ka shkuar te Roma, trajneri Setien i ka dhënë mundësinë Manajt që të stërvitet me skuadrën e parë.
Për këtë gjë, media e njohur spanjolle “As”, i ka kushtuar hapësirë sulmuesit shqiptar që u stërvit ditën e djeshme me Mesin dhe yjet e tjerë të skuadrës.
“Situata e çuditshme dhe befasuese te Barcelona, e ka detyruar trajnerin Setien të thërrasë një sulmues që sapo iu bashkua Barcelonës B, nga Albacete, pasi kishte luajtur edhe me Interin”, shkruan “As” për sulmuesin shqiptar.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, Rey Manaj nuk është në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e Barcelonës kundër Leganesit, e vlefshme për raundin e 1/16-ave të Kupës së Spanjës.
Edhe pse sulmuesi shqiptar u stërvit dje me Mesin, Grizmanin dhe lojtarët e tjerë të skuadrës së parë, trajneri Setien nuk ka preferuar të grumbullojë sulmuesin shqiptar.
Setien i ka dhë rëndësi të madhe kësaj sfide, përderisa ka grumbulluar Mesin, Grizmanin, Vidalin, Ter Shtegen dhe titullarët e tjerë të ekipit.