Skip to content
Të Gjitha

Mazhoranca tërheq votimin për “Anti-shpifjen”, reagon Soreca

· 1 min lexim

Kuvendi është tërhequr ditën e sotme nga votimi i paketës “Anti-shpifje”.

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, tha se për këtë çështje do t’i kërkohet opinion Komisionit të Venecias, e cila do ta diskutojë më 21 mars paketën, me procedurë të përshpejtuar.

Në lidhje me vendimin e mazhorancës, ka reaguar edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ky i fundit ka mirëpritur vendimin e mazhorancës.

Gjithashtu ai ka inkurajuar autoritetet, që të adresojnë shqetësimet e organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.

Reagimi i Sorecës

Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votimin për Ligjin për audiot vizive. Ne mezi presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e mbetura të organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.

Paketa “Anti-shpifje” u rikthye për rishikim në Kuvend nga presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit e ka konsideruar vendimin e mazhorancës një lajm të mirë.