Lëkundje të forta janë ndjerë pak orë më parë në Greqi.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë (EMSC), në vendin fqinj është regjistruar një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte në ishujt Dodecanse, 78 km në lindje të Karpateve.
Thellësia e tërmetit ishte shumë e vogël, vetëm 2 km nga toka.
Kujtojmë këtu që ishujt grekë u lëkundën dy ditë më parë nga një tërmet 5.2 i shkallës rihter.
Këto lëkundje vijnë vetëm pak ditë pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, që i mori jetën 41 personave.