Skip to content
Të Gjitha

Plagosi mirditorin me kallash, pranga 73-vjeçarit në Delvinë

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Kopaçëz në Delvinë.

Sipas policisë, K.N. ka plagosur në orët e para të mëngjesit me armë zjarri në këmbë, shtetasin M.D. 48 vjeç, banues në Mirditë.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sapo morën njoftimin, forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe arrestuan 73-vjeçarin.

Gjithashtu u bllokua edhe arma e zjarrit tip “Kallashnikov”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.