Skip to content
Të Gjitha

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, policia aksion në Shkodër, zbarkon edhe RENEA

· 2 min lexim

Vijon intensivisht aksioni për arrestimin e personave që kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës.

Burime për mediat bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm aksioni është shtrirë në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se në këtë aksion janë përfshirë edhe forcat RENEA.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi me iniciale D.R. nga Vlora.

Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, i cili u mor peng në 17 janar të këtij viti në Kamëz.

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Nga hetimet paraprake, mendohet se pengmarrja e Jan Prengës është urdhëruar nga një grup kriminal me bazë në Angli.

Burime policore theksojnë se vëllai i Jan Prengës që jeton në Angli, për llogari të një grupi të fuqishëm, duhet të nxirrte nga Mbretëria e Bashkuar 240 kg kokainë.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion.

Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës

Në vijim të operacionit “Resorti”, Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale Renea dhe DVP Shkodër, ka vijuar kontrolle të pandërprera, me qëllim sigurimin e provave për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së shtetasit J. P.

Në këtë kuadër, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë  e Tiranës, vijon veprimet për sigurimin e çdo prove të vlefshme që i shërben ngjarjes, si dhe për kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë ngjarje.