Dy persona kanë ndërruar jetë në Kosovë.
Ata ishin të prekur nga gripi sezonal ‘Influenca A’, duke e çuar kështu në 4 numrin e viktimave.
Viktimat kanë qenë me sëmundje kronike dhe po kuroheshin në Spitalin e Infektivit për shkak të gripit sezonal.
Bëhet fjalë për një vajzë 28 vjeçare dhe një burrë, 48 vjeç, ndërkohë identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.
Dy pacientë kanë vdekur në Repartin Intenziv në QKUK brenda 24 orëve.
Mjekët bëjnë me dije se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar shtatë persona të prekur me ‘Influencën A’, si dhe disa persona të prekur me ‘Influencën E’, e cila është më e lehtë.
Ky grip është një infeksion akut i rrugëve të frymëmarrjes.
Ai shkaktohet nga viruset e tipit A, B dhe C.
Dy të parët janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit dhe japin gjendje më të rëndë se C.
Disa nga shenjat që jep gripi janë: temperaturë, ethe, dhimbje koke, lodhje, kollë etj.
Më të rrezikuarit janë fëmijët nën 2 vjeç dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.