Skip to content
Të Gjitha

Shpërthim i fuqishëm në Durrës! Lokalit i vendosin eksploziv, ja detajet e para

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se rreth orës 21:00, në lagjen Nr.13, Plazh, ka shpërthyer një lëndë plasëse.

Ajo ishte vendosur në murin e jashtëm të një lokali, në pronësi të shtetasit M.S.

Në momentin e shpërthimit lokali ishte i mbyllur.

Rrjedhimisht, raportohet vetëm për dëme materiale.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.