Skip to content
Të Gjitha

Tirana në errësirë! Moti i keq dëmton rrjetin elektrik, ja zonat problematike

· 1 min lexim

Moti i keq ka shkaktuar shkëputje të energjisë elektrike në shumë zona të kryeqytetit.

Reshjet e dendura të shiu janë bërë shkak i kësaj shkëputjeje.

Konkretisht zonat e “Komunës së Parisit”, Rruga “Muhamet Gjallesha”, “21 dhjetori”, “Rruga e Kavajës”, zona e “Liqenit Artificial” dhe Bulevardi  “Bajram Curri” janë pa energji elektrike.

Pritet një reagim zyrtar nga OSHE për të saktësuar se ku ka ndodhur avaria.