Skip to content
Të Gjitha

Banesat e dëmtuara nga tërmeti, dalin hartat ku do të rindërtohet në Thumanë, Shijak dhe Laç

· 2 min lexim

Ditën e sotme janë publikuar në Fletoren Zyrtare hartat me tre zonat e reja në bashkitë ku do të rindërtohen banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Konkretisht bëhet fjalë për banesat në zonën e Shijakut, Laçit dhe Thumanës.

Njësia zbatuese për rindërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në Shijak dhe në Thumanë do jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa për Laçin do të jetë Enti Kombëtar i Banesave, pasi 500 banesat do të ndërtohen nga qeveria turke.

Brenda vijës së kuqe zona ku do të ndërtohen banesat ne zonën e Thumanës në Krujë
Brenda vijës së kuqe zona që do të ndërtohen 500 banesat në Laç nga qeveria turke
Zona ku do te ndërtohet në Shijak

Po ashtu, është planifikuar ndërtimi i lagjeve të reja edhe në Durrës dhe në Tiranë për strehimin e banorëve që mbetën jashtë nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se fatura e dëmeve nga tërmeti është 1 miliard euro.

Ndërkohë, Edi Rama ka zhvilluar disa takime me krerët e shteteve europiane, lidhur me ndihmat që ata do japin për dëmet e tërmetit.

Konferenca e Donatorëve do mbahet më 17 shkurt në Bruksel.