Skip to content
Të Gjitha

Abuzuan me pronat në Durrës! Gjykata e Apelit lë në burg vetëm 5 nga 19 të arrestuar, ja emrat

· 2 min lexim

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe la mijëra të pastrehë.

Shumë persona e quajtën këtë fatkeqësi natyrore, edhe një katastrofë njerëzore.

Kështu, aksione të shumta u morën nga Policia e Shtetit në Durrës dhe Tiranë për arrestimin e personave përgjegjës për dëmet e tërmetit.

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Apelit Durrës seanca gjyqësore për shqyrtimin e masës së sigurisë për punonjësit e policisë dhe ndërtuesuesit të akuzuar për abuzime dhe mitmarrje.

Në përfundim, nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar në burg kanë mbetur vetëm 5 persona, një prej tyre vijon të mbetet në kërkim.

Megjithatë, Apeli nuk ka rikthyer asnjërin në punë nga zyrtarët dhe policët që janë lënë të lirë, me detyrim paraqitje .

Mbeten në burg

-Dëshir Dakoli (me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës)

-Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak

-Ermal Petova (OPGj Manzë), Gani Dama-polic patrulle (në kërkim)

-Agim Osmani (ndihmës specialist policia Durrës)

-Haxhi Sherra (ndihmës specialist Komisariati Shijak

-Gani Dama mbetet në kërkim

Lihen të lirë

-Petrit Neziri (ndihmës specialist policia Manzë)

-Ndricim Shika (ndihmës specialist policia Shijak)

-Adem Lika (ndërtues)

-Gjergji Gerco (sekretar njësisë administrative Sukth)

Të arrestuarit kanë abuzuar me lejet e ndërtimit që u jepnin banorëve.

Ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtojnë pa leje, kanë falsifikuar dokumentet, nuk kanë raportuar ngjarjet kriminale, kanë fshehur kallëzimet e bërë nga qytetarë të ndryshëm për abuzimet që po ndodhnin në këto zona me ndërtimet pa leje.