Skip to content
Të Gjitha

Një person gjendet i pajetë në një pusetë në Durrës, shkak mund të jetë bërë tërmeti

· 1 min lexim

Një incident i rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme.

Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Ai është gjendur në një pusetë në zonën e Currilave.

Nuk është zbuluar ende identiteti i personit.

Dyshohet se ky incident ka ardhur si pasojë e panikut nga tërmeti i fundit që goditi Durrësin dhe Tiranën.

Megjithatë, nuk përjashtohen as pistat e tjera.