Skip to content
Të Gjitha

Tërmeti, ndjehen edhe dy lëkundje të tjera! Banorët braktisin banesat dhe dalin në rrugë

· 1 min lexim

Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Shqipëria nuk po gjen qetësi.

Mbrëmjen e sotme një lëkundje 5.5 ballë e shkallës rihter ka frikësuar sërish banorët.

Epiqendra ishte në Hamallaj, Durrës, por është ndjerë në disa qytete, si Tiranë, Krujë e Vlorë, Kurbin, Fier dhe Elbasan.

Po ashtu, janë ndjerë edhe dy tërmete të tjera: një 4.1 ballë me epiqendër në Bubq dhe një 3.3 ballë me epiqendër detin Adriatik.

Banorët të frikësuar kanë braktisur banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.