Skip to content
Të Gjitha

Vijon operacioni! Fshehu rrobat dhe ndihmoi në groposjen e Prengës, policia arreston një tjetër person nga fisi Hajri, 6 të tjerë në kërkim

· 2 min lexim

Dje, 10 ditë pas rrëmbimit të Jak Prengës, forcat RENEA zbarkuan në Shijak.

Ata arrestuar Leonard Hajrin dhe tre persona të tjerë, e shpallën në kërkim Altin Hajrin.

Ndërkohë vijon operacioni për zbardhjen e plotë të pengmarrjes.

Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit ka arrestuar një tjetër  person të familjes Hajri.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.Xh.

Dyshohet se ai ka fshehur sendet e viktimës, si dhe mund të ketë ndihmuar në groposjen e trupit të Prengës.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe gjashtë persona të tjerë, po nga e njëta familje, të cilët dyshohen të jenë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje të rëndë.

Sot u tha se shkak për këtë ngjarjen është bërë vëllai i tij, A.Prenga, i cili ishte pjesë e një grupi kriminal dhe detyra e tij ishte të nxirrte 280 kg kokainë nga porti në Angli.

Mësohet se ai e ka nxjerrë sasinë, por nuk e ka dorëzuar te grupi në fjalë.

Ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak bandës, që vendosi të hakmarret dhe rrëmbeu Prengën.

Babi i 5 fëmijëve Jak Prenga, 49-vjeç, u mor peng në rrugën “New York” në Kamëz më 17 janar.

Nga vështrimet që policia u ka bërë kamerave të sigurisë të resortit “Golden”, 49-vjeçari u fut i gjallë aty, por është nxjerrë i pajetë.

Trupi i tij është zhdukur.