Skip to content
Të Gjitha

Dhunonte gruan dhe kërcënonte djalin e mitur, pranga 40-vjeçarit nga Lushnja

· 1 min lexim

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar me iniciale A.Th., banues në Lushnje.

Ky i fundit dyshohet se përndiqte bashkëshorten e tij B.Th. nga Fieri.

Mësohet se çifti ishte në proces divorci.

Gjithashtu 40-vjeçari ka kërcënuar edhe djalin e mitur të moshës 13 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Përndjekje”.