Makina e një efektiveje ka shpërthyer, pasi në të ishte vënë lëndë plasëse.
Bëhet fjalë për Ornela Burakën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Nr. 17/1 në Durrës.
Lënda plasëse është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dhe ka rënë pranë makinës së parkuar.
Vetë efektivja është shprehur në Polici se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë konflikt.
Megjithatë, një nga pistat që po heton Policia është “kërcënim për shkak të detyrës”.