Skip to content
Të Gjitha

Zjarr i madh në Gramsh, digjen 15 hektarë pyje

· 1 min lexim

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pyjore të qendrës administrative Skënderbegas në Gramsh.

Mësohet se flakët kanë djegur rreth 15 hektarë, sipërfaqje pyjore.

Forcat e zjarrfikëses ndërhynë menjëherë dhe vunë në kontroll zjarrin.

Drejtori i Zjarrfikëses, Ilir Llapushi, tha për “News 24”, se terreni është i vështirë, pasi nuk ka rrugë automobilistike.

Ai shtoi më tej, se flakët janë favorizuar edhe nga era.

Policia ndërkohë po heton shkaqet e rënies së zjarrit.