Detaje të reja janë zbuluar nga të shtënat me armë pak momente më parë, tek zona e “Ujit të ftohtë” në Vlorë.
Mësohet se E.V., po qëndronte në makinën e tij “Porsche”, kur drejt tij kanë vërshuar plumbat.
Menjëherë pas të shtënave, ai është larguar nga vendngjarja dhe ka lajmëruar të shoqen.
Nuk dihet nëse E.V., ka mbetur i lënduar nga plumbat.
Policia e Vlorës, në një njoftim zyrtar, bën me dije se kanë marrë një telefonatë për të shtëna me armë.
Ata u nisën menjëherë drejt zonës së “Ujit të ftohtë” dhe rrethuan zonën.
Blutë kanë nisur punën për identifikimit të autorit, për të cilin deri tani nuk ka asnjë gjurmë.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.