Javët e fundit Kina është pushtuar nga coronavirusi.
Ai fillimisht u shfaq në qytetin e Uahan dhe tashmë është përhapur në disa shtete.
Të paktën 25 veta kanë humbur jetën nga kjo epidemi.
Ditën e sotme në mediat e huaja po aludohet se shkak për këtë epidemi është bërë një treg.
Në këtë markat shiteshin peshq, koala, akrepa etj.
Coronavirusi e ka origjinën pikërisht nga kafshët dhe është ngjitës.
Pra, njerëzit e kanë marrë nga kafshët e më pas ia kanë transmetuar njëri-tjetrit.
Kështu, konsumimi i mishit të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz.
Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i të cilave është prezent në treg.
Në këtë listë përfshihen lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat.
Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.