Skip to content
Bota

Coronavirusi që po alarmon botën e paska origjinën nga ky treg i mishit. Aty shiten akrepa, gjarpërinj, koala dhe ka shumë papastërti

· 1 min lexim

Javët e fundit Kina është pushtuar nga coronavirusi.

Ai fillimisht u shfaq në qytetin e Uahan dhe tashmë është përhapur në disa shtete.

Të paktën 25 veta kanë humbur jetën nga kjo epidemi.

Ditën e sotme në mediat e huaja po aludohet se shkak për këtë epidemi është bërë një treg.

Në këtë markat shiteshin peshq, koala, akrepa etj.

Coronavirusi e ka origjinën pikërisht nga kafshët dhe është ngjitës.

Pra, njerëzit e kanë marrë nga kafshët e më pas ia kanë transmetuar njëri-tjetrit.

Kështu, konsumimi i mishit të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz.

Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i të cilave është prezent në treg.

Në këtë listë përfshihen lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat.

Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.