Një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha ka shkaktuar një bujë të madhe në media.
Në video shihet kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, i cili konsumon kokainë në ambiente publike.
Menjëherë pas publikimit të videos Hoxha u shpreh se është kërcënuar me jetë dhe i bëri thirrje policisë të marrë masa.
Sot gazetari ishte në SPAK ku dha dëshminë e tij rreth këtyre kërcënimeve.
Pas tij ishte edhe Alla.
Kryebashkiaku ka dalë para disa minutash nga institucioni, ndërkohë jashtë e prisnin mediat.
Kryebashkiaku Alla nuk ka dashur t’i përgjigjej gazetarëve, madje duke i dëbuar i ka ikur edhe zëri.
“Nuk kam koment. Komentet i lashë në Prokurori. E ka në dorë drejtësia këtë punë. Ik tashi,”-tha Alla teksa pyetej nga gazetarët.
Më shumë detaje ka dhënë avokati i tij mbojtës, Petrit Ismaili, i cili tha se videoja ishte një montazh dhe se e vërteta do të dilte në pah.
“Nuk dha asnjë deklarim në SPAK. Do sqarohet situata. Videoja është e paqartë. Është montazh, nuk duhet fare,”-është shprehur avokati duke mbajtur versionin e klientit të tij në daljet publike.