Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor në zonën e Kombinatit.
Ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Identiteti i të plagosurit nuk është zbuluar ende.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.