Skip to content
Të Gjitha

Makina përplas këmbësorin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor në zonën e Kombinatit.

Ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Identiteti i të plagosurit nuk është zbuluar ende.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.