Skip to content
Të Gjitha

I dyshuar për ekzekutimin e producentit shqiptar në Londër, arrestohet në Danimarkë tuniziani 22-vjeçar

· 1 min lexim

Autoritetet daneze kanë arrestuar në aeroportin e Copenhagenit, 22-vjeçarin Anis Hassimi, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e producentitshqiptar, Flamur Beqiri, në Londër.

Hassimi është me origjinë tuniziane, por jeton në qytetin suedez të Malmo, nga ku shqiptari u arratis në 2016-ën, pas kërcënimeve me vdekje.

Ndaj të riut tunizian, kishte një urdhër arresti ndërkombëtar.

Në dëshminë e tij përpara policisë, ai ka mohuar përfshirjen në vrasje.

Sipas detektivëve britanikë, Beqiri ishte i përfshirë në një luftë bandash me afrikano-veriorët në Malmo.

Policia dyshon se Beqiri është mbajtur në vëzhgim përpara se të ekzekutohej.

Gjithashtu autoritetet britanike kanë dalë në konkluzionin, se Beqiri merrej me trafik droge,të cilat i lejonin të bënte një jetë luksoze.

Flamur Beqiri u vra ditën e Krishtlindjen në pragun e vilës së tij 1.5 milion eurosh në Londër, në sy të gruas edhe djalit.

Ai njihej si producent muzikor, ndërsa ishte proceduar edhe për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milion dollarë, në gadishullin skandinav.

Pesë vite më parë, ai u largua nga Suedia për shkak të kërcënimeve me jetë dhe u zhvendos në Britani.