Skip to content
Rajoni

Kërkesa e Thaçit, Vetëvendosje propozon emrin e Albin Kurtit për formimin e qeverisë

· 1 min lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar emrin e Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re të Kosovës.

Vendimi vejn, pas disa kërkesave të drejtuara Vetëvendosjes nga presidenti Hashim Thaçi, për të caktuar të mandatuarin për kryeministër.

Propozimi i është dorëzuar edhe presidentit Hashim Thaçi.

Ditën e djeshme, presidenti i Kosovës, përsëriti qëndrimin e tij, se kreu i VV duhet të deklarojë nëse e pranon nominimin për kryeministër, apo e refuzon atë.

Thaçi theksoi, se ndërkombëtarët dhe qytetarët e Kosovës po presin themelimin e institucioneve.

Për këtë arsye, Kurti duhet të pranojë osë të refuzojë themelimin e qeverisë së re, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Që pas zgjedhjeve, Kosova ndodhet në një ngërç politik, për shkak se dy partitë fituese, LDK dhe VV, nuk bien dakord për ndarjen e posteve.