Skip to content
Të Gjitha

Të arrestuarit për tërmetin. Përfundon seanca maratonë prej 7 orësh, ja vendimi që u mor

· 1 min lexim

31 të arrestuarit nga policia e Tiranës kanë dalë sot para Gjykatës Penale.

Seanca zgjati 7 orë, nga ora 12:00-19:00, dhe në përfundim nuk u mor asnjë vendim.

Gjykata dëgjoi palët, prokurorinë dhe avokatët përkatës dhe në fund vendosi që nesër në orën 10:00 të japë vendimet në lidhje me të arrestuarit.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që të lërë në burg 13 prej tyre, për 13 të tjerë ka kërkuar masën “arrest shtëpie”, ndërsa ka kërkuar të lirohen 5 prej tyre.

Ata akuzohen kryesisht për “falsifikim dokumentash” , “ndërtime të paligjshme” dhe për “shpërdorim detyre”.

Përveç të arrestuarve 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.