Një aksidenti i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë fshatit Piraj.
Për pasojë një person ka humbur jetën.
Identiteti i viktimës ndërkohë nuk dihet ende.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.