Një ngjarje, që mund të kishte rezultuar e rëndë, ka ndodhur në Lipjan të Kosovës.
Policia e rrethit ka marrë një telefonatë në mesnatë nga një qytetar.
Ai ka kërkuar ndihmë pasi ish-e dashura po e kërcënonte me thikë.
Mësohet se ata ishin ndarë para disa kohësh, por ajo nuk e pranonte dot këtë fakt.
Shtetësja A.SH. kishte hyrë me forcë në banesë e kishte kërcënuar se njëri nga ata do vdiste nëse nuk bashkoheshin sërish bashkë.
Fillimisht ajo ka kërcënuar se do vriste veten, por më pas ka filluar të këcënonte ish-të dashurin më thikë.
Ajo e akuzonte se shkak për ndarjen ishte bërë një femër tjetër.
Fatmirësisht policia ka mbërritur në kohë dhe ka parandaluar ngjarjen.
A.SH. është nënë e një vajze 6-vjeçare.
Pas ngjarjes, e mitura i ka kaluar në kujdestari nënës së A.SH.