Skip to content
Të Gjitha

Iu shkrumbua shtëpia nga zjarri, e moshuara ndërron jetë në pragun e derës

· 1 min lexim

Një shtëpi në fshatin Kallarat të Vlorës është shkrumbuar nga zjarri.

Për pasojë ka humbur jetën 85-vjeçarja Gastere Strati, e cila ndodhej vetëm në banesë.

E moshuara ka tentuar të dalë jashtë, por ndërroi jetë pranë derës.

Nga hetimi i deritanishëm i ekspertëve, rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale.

Mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë dëmtimi i oxhakut.