Gjykata e Krujës liroi sot Endrit Doklen, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit.
Ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Krujës.
Mirëpo, së fundmi Dosja.al ka zbuluar se Dokle ka nënshkruar një kontratë punësimi që në tetor të 2019.
Kontrata është firmosur me “Mateo Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çakos.
Kompania i ofron Dokles 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore.
Bëhet me dije se në 3 muajt e parë ai do jetë në provë dhe më pas do firmos një kontratë 1-vjeçare.
Nuk dihet ende saktësisht se çfarë pune do të bëjë Dokle.