350 mijë lekë në muaj! Zbardhet kontrata e punësimit të Dokles, e firmosur që në tetor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Krujës liroi sot Endrit Doklen, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit.

Ky vendim pritet të apelohet nga Prokuroria e Krujës.

Mirëpo, së fundmi Dosja.al ka zbuluar se Dokle ka nënshkruar një kontratë punësimi që në tetor të 2019.

Kontrata është firmosur me “Mateo Konstruksion”, e cila është në administrim të biznesmenit Agim Çakos.

Kompania i ofron Dokles 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore.

Bëhet me dije se në 3 muajt e parë ai do jetë në provë dhe më pas do firmos një kontratë 1-vjeçare.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë pune do të bëjë Dokle.

Shpërndaje
Share.

Komento