Skip to content
Të Gjitha

29-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një burg në Britani. Ishte përballur me disa kërcënime për vdekje

· 1 min lexim

Një shqiptar është gjendur i pajetë në qelinë e tij, në Burgun e Sigurisë së Lartë në Belmarsh.

Liridon Saliuka, 29 vjeç, nga fshati Gradicë i Kosovës, kishte 20 vite që jetonte në Londër.

Ai ndodhej në burg që nga vera e kaluar, pasi akuzohej për vrasjen e një personi në një club në lindje të Londrës.

Vetë Saliuka e kishte mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje.

Sipas autoriteteve britanika 29-vjeçari ka kryer vetëvrasje, por familjarët nuk janë të këtij mendimi.

Ata ngrejnë dyshime mbi vonesën e rezultatit të autopsisë.

Motra e tij në një intervistë për ‘The guardian’ ka bërë me dije se kishte bisëeduar më herët me Liridonin dhe ai i kishte thënë se ndodhej në rrezik.

Kjo pasi ai kishte marrë kërcënime me jetë.

Dy vite më parë Liridoni kishte pësuar aksident të rëndë automobilistik dhe i ishin ngjitur pllaka metalike në trup, duke ia vështirësuar, ecjen ose qëndrimin në këmbë në periudha të gjata.

Vrasja e tij është diskutuar edhe në Parlamentin britanik.