Merr fund çështja e ashtuquajtur ‘Brexit’.
Britania bëhet shteti i parë që largohet nga Bashkimi Europian.
Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen e Boris Johnson për nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Europian.
Pas referendumit të 2016 dhe debateve të shumta që pushtuan vendin që nga ky vit, Parlamenti britanik votoi sot me 330 vota pro dhe 231 kundër.
Tashmë ky projektligj do dërgohet në Dhomën e Lordëve.
Johnson nuk arriti të nxirrte Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor ashtu siç u premtua, dhe vendi iu nënshtrua zgjedhjeve, të cilat gjithashtu u fituan nga konservatori.
Pas referendumit të popullit që vendosën “pro” largimit nga BE, Anglia ka ndryshuar tre kryeministra.
Pas referendumit, James Camerun u ‘zëvendësua’ nga Theresa May.