Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Këlcyrë.
Një 82-vjeçar humbi jetën si pasojë e djegies së shtëpisë së tij.
Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në shtëpi dhe është asfiksuar nga tymi.
Nga veprimet e para, rezulton se ngjarja ka qenë aksidentale.
Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Këlcyrë/Informacion Paraprak.
Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.