Konflikti mes SHBA dhe Iranit përbën një kërcënim jo vetëm për vendet e Lindjes së Mesme, por për të gjithë botën.
Shumë persona kanë parashikuar se ky konfrontim mund të çoj drejt lindjes së “Luftës së Tretë Botërore”.
Ditën e sotme, Irani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy bazat ajërore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak.
Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën të paktën 80 persona.
Në një deklaratë për mediat vendase, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, është shprehur se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” ndaj SHBA-ve duke mos i kursyer akuzat dhe paralajmërimet ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj.
Por në fjalën e tij, ai përmendi edhe Shqipërinë, pa i thënë emrin, por duke e konsideruar si një vend djallëzor që ka bërë komplot me SHBA-në.
Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos udhëtojnë drejt vendeve të Lindjes së Mesme.
Në një njoftim zyrtar, ministria bën me dije edhe numrat ku duhet të kontaktojnë në rast se duan ndihmë.
Njoftimi
Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikes se Shqiperise i ben thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shmangin udhetimet në drejtim të Lindjes së Mesme, ne vendet me tensione te pershkallezuara, Iran, Irak.
Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat:
Kuvajt (Kuwait City):
Celular: +96594048219
Office Phone: +965 2524 0627,
E-mail: embassy.kuë[email protected]
——————————
Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuwait
Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuëait
P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuëait
Turqi (Ankara)
Tel: +90 312 441 61 03 / 04
Celular: +90 549 561 1985)
Email: [email protected]
——————————
Embassy of the Republic of Albania in Ankara
Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara
Tel: 0090 312 441 61 03
Fax:0090 312 441 61 09
Edhe Edi Rama, pas deklaratës së Khamenei, siguroi shqiptarët duke thënë se vendi ynë është në duar të sigurta.