Irani ka sulmuar me 22 raketa balistike dy bazat ajërore ushtarake amerikane, ‘al-Asad’ dhe ‘Irbil’ në Irak.
Deri më tani raportohet se kanë humbur jetën të paktën 80 persona.
Në lidhje me këtë sulm reagoi lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.
Në një deklaratë për mediat vendase është shprehur se sulmi ishte një “shuplakë në fytyrë” ndaj SHBA-ve duke mos i kursyer akuzat dhe paralajmërimet ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj.
Por në fjalën e tij, ai përmendi edhe Shqipërinë, pa i thënë emrin, por duke e konsideruar si një vend djallëzor që ka bërë komplot me SHBA-në.
“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i mbrapshtë ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit,”– u shpreh Khamenei.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se Shqipëria është në duar të sigurta.
“Së pari kjo është një temë dhe një cështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rreizk për jetën. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit. Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë process,”– tha Rama ndër të tjera.
Vrasja e Gjeneralit iranian Qassim Soleiman, ka krijuar trazira të shumta ditët e fundit.
Shumë persona parashikojnë fillimin e “Luftës së Tretë Botërore”.