Ditët e fundit vendi ynë është pushtuar nga i ftohtë i acartë dhe era e fortë.
Megjithatë, duket se moti do përmirësohet.
Sipas parashikimit të IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e mërkurë nuk priten reshje shiu.
Temperaturat më të ulëta do rregjistrohen në mëngjes, pastaj do vijnë gradualisht duke u rritur.
Temperaturat minimale do jenë -5°C në zonat malore dhe ato maksimale do arrijnë 11 °C në zonat e ulëta.
Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Nesër (e mërkurë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 10 °C
në vendet e ulëta: -1 / 11 °C
në vendet malore: -5 / 6 °C